Lajmet e fundit
Për t’u solidarizuar me viktimat në Kumanovë, Grupi i Pavarur i Studentëve kanë ndezur qirinj sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Përmes këtij aksioni ata dënojnë veprimet e shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve atje. Për studentët, ky është vetëm aksioni i parë kushtuar bashkëkombësve në Maqedoni. Ata thanë se do të vazhdojnë me organizimin e një koncerti humanitarë në hapësira e Universitetit të Prishtinës, e me të mbledhurat nga ai koncert do t’iu dalin në ndihmë shqiptarëve në Kumanovë.
Studentët u zotuan se do të bëjnë çfarë të kenë mundësi që të iu dalin në ndihmë shqiptarëve të prekur nga trazirat e fundit në Kumanovë.