Lajmet e fundit

Studentët e UP-së janë kundër kërkesës së kryeministrit Haradinaj, për transferimin e studentëve të Tetovës në Universitetin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Kjo u tha gjatë mbledhjes së senatit të Up-së të mbajtur sot ku pikë e rendit të ditës ishte marrja e vendimit lidhur me kërkesën e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj që studentët e fakultetit të mjekësisë, të Universitetit të Tetovës, të transferohen në UP.
Kjo kërkesë e Haradinajt sipas studentëve në senat, është shkelje e autonomisë së Universitetit.