Lajmet e fundit

Deri në fund të kësaj jave 225 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të marrin nga 200 euro.
Këto mjete studentët shembullor do t’i marrin si pjesë e bursës që kanë përfituar për vitin akademik 2015/2016.
Shuma totale e bursës ka qenë 600 euro, ndërsa kjo shumë është ndarë në dy pjesë.
Në fillim bursistëve i janë shpërndarë nga 400 euro, ndërsa gjatë kësaj jave pritet që të finalizohet e gjithë ndarja e bursës, pra ata do të marrin edhe nga 200 euro.
Për të shpërndarë nga 200 euro 225 studentëve UP-ja do të shpenzohen 45 mijë euro.
Ndërsa këtë vit, bursë kanë përfituar 1565 studentë, vlera e të cilëve kap shumën e 939 mijë eurove.