Lajmet e fundit

Një grup prej rreth 40 studentësh të Fakultetit Juridik nga Universiteti i Prishtinës, të hënën e kanë vizituar Pallatin e Drejtësisë, ku janë pritur nga udhëheqësit e katër institucioneve të akomoduar në këtë lokacion.
Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, ushtrues detyree kryetares së Gjykatës së Apelit, Tomka Berishaj, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës,. Imer Beka, kanë qenë nikoqirë të studentëve.
Gjatë takimeve me udhëheqësit e gjykatave, studentët u njoftuan me strukturën e gjykatave, me procedurat e gjykimeve, ndryshimet në sistem si pasojë e reformave, për praktikën që mund ta ndjekin si studentë nëpër gjykata, etj..
Studentët drejtuan një varg pyetjesh për krerët e këtyre institucioneve dhe u shprehën të kënaqur nga pritja që u organizua për ta, transmeton Klan Kosova.