Lajmet e fundit

Studentët e Universitetit të Prishtinës e kanë bllokuar Rektorarin që nga ora 8 e mëngjesit të sotëm.
Këtë informatë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook Rifat Krasniqi, senator i senatit të UP-së njëherit organizator i protestës.
"Rektorati eshte bllokuar nga studentet për të drejtat e tyre, #EjaBashkohuedhe #Ti" ka shkruar ai.
Kjo bllokadë erdhi si rezultat i mbledhjes së djeshme të këshillit Drejtues të UP-së me ç` rast studentët theksuan se rektori Ramadan Zejnullahu i anashkaloi kërkesat e tyre dhe nuk deshi të merrej me to, njofton Klan Kosova.