Lajmet e fundit

Shokët e sipërmarrësit dhe yllit të Apprentice, Stuart Baggs, thonë se ai mund ta ketë lodhur veten aq shumë sa ia ka afruar vetes vdekjen, pasi siç raportohet ai e ka parashikuar fundin e tij në një emision televiziv.
Ata po ashtu i kanë hedhur poshtë pretendimet se ai kishte marrë pjesë në një aheng nate para se të vdiste.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin televiziv “Come Dine With Me” Stuart Baggs pa qëllim e kishte parashikuar se jeta e tij do të jetë e shkurtër.
“Çdo fundjavë unë do të jem ose duke e ngarë ndonjë makinë sportive, ose do të fluturoj në ajër, ose do të ngjitem në shkëmbinj, pra do të bëj diçka të çmendur. Si mund ta dini se jeni gjallë deri sa nuk e kuptoni se sa afër vdekjes keni qenë?”, është shprehur Baggs.
Parashikimi i tij erdhi në formën e fjalëve: “Nuk jam këtu për kohë të gjatë. Këtu jam për të kaluar kohë të mirë dhe dua ta jetoj jetën në maksimum dhe të vdes i ri”.
Thuhej se Stuart po punonte aq shumë, sa flinte vetëm katër ore në ditë dhe punonte 18 të tjera.