Girona ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ani se raste për shënim kishte nga dy palët.
Në pjesën e dytë, të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Hugo Duros në minutën e 56’.
Megjithatë, vendasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin me anë të Cristhian Stuanit, në minutën e 82'.
Stuani realizoi edhe njëherë gjashtë minuta më vonë, duke e kaluar Gironan për herë të parë në epërsi.
Girona pas fitores mbetet në vendin e parë me 38 pikë të grumbulluara, pas 15 xhirove, tri pikë larg Real Madridit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.