Lajmet e fundit

Drini i Zi është duke u ngulfatur nga mbeturinat.
Gjatë ditëve të fundit lumi solli shishe plastike dhe mbeturina biologjike, kurse edhe në fund të lumit mund të vërehen mbeturina të ndryshme, njofton AlsatM, përcjell Klan Kosova.
Ambientalistët paralajmërojnë se gjendja e tillë jo vetëm që ndikon negativisht në botën e gjallë të lumit, por edhe në liqenin e Ohrit.
Ata gjithashtu thojnë se problem shtesë është ajo që shtrati i lumit Drini i Zi është pastruar thuajse gjashtë dekada.