Lajmet e fundit

“Vallëzimi në shtizë më bënë të ndihem më me vetëbesim”.
“Më seksi e më senzuale”, shprehet Eda Marbury një grua me mbipeshë.
Ajo nuk ka qenë gjithmonë kaq me vetëbesim, por duke i’u falenderuar dashurisë ndaj vallëzimit në shtizë, tashmë 25 vjeçarja ka mësuar që ta dojë veten ashtu siç është.
Eda shprehet se për aq gjatë sa mund ta mbajë mend veten, gjithmonë ka pasur probleme me peshë, transmeton Klan Kosova.
Madje për tetë vjet ajo ka vuajtur nga anoreksia, por falë takimit me burrin e saj Terrick ajo arriti që të shërohet.
Ajo tregon se sa pak vetëbesim kishte për pamjen e saj.
“E ndaloja veten që të bëja shumë gjëra”.
“Thjeshtë nuk dëshiroja që të shkoja dikund ku kishte njerëz”.
Por, tani Marbury ka arritur t’i marrë frenat e jetës në duar, falë hobit të saj.
“Kur hyra për herë të parë në studio të striptizmit peshoja 150 kg dhe e tërë dhoma ishte e mbuluar me pasqyra”.
“Ishte një tronditje për mua”.
“Unë gjithmonë e mohoja dukjen time, por me tërë ato pasqyra e vërteta nuk mund mos pranohej”.
Marbury tregon se atë ditë filloi që të interesohet më shumë për veten.
“Përpara se të filloja striptizmin nuk përdorja grim sepse nuk dëshiroja që ta shikoja veten”.
“Por tani kam shumë besim në vete dhe kam shumë miq”.
“Kam ndryshuar mënyrën e veshjes dhe kam filluar që të kujdesem më shumë se si dukem”.
E i kënaqur me të është edhe burri i saj Terrick.
“Mënyra si ajo vallëzon është shumë seksi”.
“E di që shumë njerëz flasin se si ajo e bënë këtë gjë, por mua nuk më intereson”.
“E bënë atë që të ndihet seksi dhe e lumtur dhe kjo gjë mua më intereson”.