Lajmet e fundit

“Mos ma luni gocën” mban titullin kënga më e re e reperit të njohur nga Shqipëria Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Me këtë këngë Stresi ka marrë pjesë në festivalin e Këngës Magjike ku duket se këtë vit do të ketë konkurrencë shumë të fortë, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse ka vetëm pak kohë që kënga është lansuar në kanalin Youtube ajo ka arritur që të marrë shumë klikime dhe duket se po pëlqehet shumë nga fansat.
Kjo këngë është produksion i Three Dots.