Lajmet e fundit

Mosmarrëveshjet në jetën e përditshme dhe problemet familjare, gjithmonë mund t`i sjellin probleme shëndetësore vajzave të reja.
Kjo se të gjitha këto ndikojnë në stresimin e shumtë të tyre e që pastaj rezultojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga anglezët, stresi i tepërt në rininë e femrës, më vonë mund të shkaktojë shtimin në peshë.
Kjo është edhe arsyeja e cila vajzat në një moshë të shtyer, apo pas martesës ndryshojnë fizikun dhe bëhen më të shëndosha, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Ky studim përfshiu 3,617 persona, 2.259 prei tyre gra dhe 1.358 meshkuj.
Prandaj nga ky hulumtim thuhet që ky stres i femrave në moshë të re përkeqëson gjendjen shëndetësore të femrës, në këtë rast nuk përfshihen meshkujt.