Lajmet e fundit

Vëllai i reperit të njohur nga Shqipëria, Stresit, Roneo Lushaj, ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni dhe besohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me një shkrim në Instagram, ku e ka postuar fotografinë e veturës së aksidentuar në të cilën ndodhej i vëllai, dhe ka shkruar: "Do doja me gjithë shpirt, me gjak, me gjithçka çfarë kam të isha unë i aksidentuar në vendin tënd, sepse gjithmonë tek njerëzit e mire ndodhin te tilla raste . Unë dhe familja, shoqëria, kolegët e tu të punës po presim qe ti ta hedhesh këtë tragjedi. Vëllai Im i shtrenjtë Reneo Lushaj, të gjithë lutemi për ty sonte. Allahu do ta ndriçoje rrugën tende dhe do bëhesh mirë".
Menjëherë kanë reaguar edhe shumë fansa të tij, ndjekës në Instagram, të cilë i uruan shërim të shpejtë të vëllait, transmeton Klan Kosova.