Lajmet e fundit

Stresi i përjetuar në ambientin e punës mund të nxisë shumë shqetësime dhe sëmundje. Bazuar në një studim të zhvilluar së fundmi në Angli, stresi i përjetuar në punë rrit më shumë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Stresi i lindur si pasojë e reagimit negativ të dhënë nga personi përballë presionit të fortë dhe kërkesës së lartë në punë është shkaktar i shumë sëmundjeve. Kjo bën që stresi të cilësohet si sëmundja e shekullit modern. Shkencëtarët në Angli kanë analizuar studimet, të cilat përfshijnë 200 mijë persona në 13 vende të Evropës dhe arritën në përfundimin se ngarkesa e lartë në punë dhe koha e pamjaftueshme ndikon direkt tek shëndeti i zemrës.
Sipas studimit, stresi i përjetuar në punë rrit me 23 % rrezikun e krizave të zemrës dhe sëmundjeve të enëve të gjakut. Siç shihet stresi në punë ndikon tek të gjithë të punësuarit. Në rast se stresi në punë bashkohet me përdorimin e cigares, pasivitetin dhe obezitetin, krijon një rrezik të madh për shëndetin e zemrës.