Lajmet e fundit

Ju mund të jeni duke bërë gjithçka që duhet për të qëndruar në formë.
Mirëpo nëse jeni të stresuar, përpjekjet tuaja do të bien në ujë.
Kjo sipas një studimi të ri, që ka zbuluar se ankthi e prish çdo benefit nga një racion i shëndetshëm. Kur jeni të stresuar, një pjatë me mish pule e gatuar me vaj ulliri është po aq e rrezikshme sa patatinat e fërguara, kanë deklaruar shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Ohios, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, shëndeti jonë mendor e ndikon shumë shëndetin fizik.
Sipas studimit, çfarëdo që njerëzit hanin funksiononte ndryshe nga ajo se a ishin të stresuar apo jo.