Lajmet e fundit

Stresi me të vërtetë mund ta prish dietën tuaj, sepse kur jemi në ditët tona jo fort të mira ne shpesh “ngushëllohemi” me një copë tortë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi na bën që të braktisim angazhimet tona për tu ushqyer shëndetshëm, trasmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit në Universitetin e Cyrihut kanë bërë një eskperiment duke u thënë njerëzve që të shikojnë peshën e tyre kur janë nën stres duke zhytur dorën e tyre në ujë akull për tre minuta.
Skanimet e trurit gjetën se njerëzit gjatë stresit e humbin vetë-kontrollin në tru. Kështu shumica e njerëzve gjatë eksperimentit, gjatë kohës së stresit zgjodhën të hanë një snickers, banane ose brokoli.
Hetuesit thonë se studimi i tyre tregon se edhe nivelet e moderuara të stresit mund të pengojnë vetëkontrollin.