Lajmet e fundit

Këngëtari Stresi është në mesin e shumë të arrestuarve nga protesta e sotme e organizuar nga Sali Berisha pranë zyreve të PD-së.
Stresi është një përkrahës i kahmotshëm i politikave të Berishës. Nëpërmjet një postimi, këngëtari pretendoi se nuk ka gjuajtur me gurë dhe se nuk e di arsyen pse po arrestohet.
“Nëse kam gjuajt një gur keni të drejtë me vepru por jo. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë?”, ka shkruar Stresi në një InstaStory të publikuar brenda makinës së policisë.