Lajmet e fundit

Deputeti demokrat Gent Strazimiri u bëri një thirrje qytetarëve për të rrëzuar pushtetin, që sipas tij është i lidhur me krimin.
I pyetur në lidhje me rastin e deputetit Armandi Prenga, ai u shpreh se kjo nuk është tashmë vetëm një kauzë e politikës por kauzë e të gjithë shoqërisë, ndaj ftoi qytetarët që ta rrëzojnë pushtetin:
“Është një sfidë e madhe e shoqërisë, është shumë më tepër sesa kauza e opozitës. Ka dy vjet që është kauza e opozitës sot është e shoqërisë. I ka kaluar përmasat e politikës, po na mbyt krimi. Në vitin ‘90 nëse kauza do kishte qenë e atyre 5000 të pushkatuarve pa gjyq, sot do kishim Ramiz Alinë. Kjo është thirrja që kam sot. Të gjithë bashkë nuk mund të kemi frikë nga shteti i kriminelëve, ju ftoj të gjithëve për ta rrëzuar”./Shekulli.al