26.03.2022 · përditësuar para 1590 dite1 min lexim
Analisti i lartë ushtarak, Phillips O'Brien ka thënë se srategjia fillestare e Rusisë në Ukrainë ka dështuar dhe ushtria e saj tani duhet të vendosë se çfarë të bëjë.
O'Brien, i cili është edhe profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St Andrews, tha se shumë vëzhgues të huaj kishin marrë "rrugën e lehtë intelektuale" duke supozuar se epërsia ushtarake ruse do të mbizotëronte në luftë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ky ishte një opinion shumë i rremë për aftësitë e Rusisë që nuk merrte parasysh nëse ushtarët e saj ishin të gatshëm të rrezikonin. Në të njëjtën kohë, aftësitë e Ukrainës ishin nënvlerësuar. Ukrainasit ishin përgatitur për luftë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe nuk donin të jetonin nën një diktaturë ruse. Tani Rusia duhet të vendosë se çfarë të bëjë", shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se përshkallëzimi do të ishte rruga më racionale e veprimit dhe do të përfshinte përpjekjen për të arritur një marrëveshje, por u shpreh se "ata nuk duken se janë të gatshëm ta bëjnë këtë tani".
“Përshkallëzimi do të nënkuptonte ose rindërtimin e ushtrisë nga e para ose "hapjen e një kuti krimbash" duke iu drejtuar armëve kimike, biologjike ose bërthamore”, përfundoi ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.