Shqiptarët kanë nisur protestën para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Kjo protestë shënon të katërtën me radhë, pas asaj në Prishtinë, Hagë e Tiranë, transmeton Klankosova.tv.
Ditë më parë u paralajmërua se në këtë tubim do të marrin pjesë rreth gjashtë mijë protestues.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani ka dërguar video nga ky organizim, ku përkrahësit e luftës çlirimtare u dëgjuan duke brohoritur njëzëri “UÇK, UÇK”.
https://klankosova.tv/drejtesi-per-clirimtaret-shqiptaret-gati-per-protesten-ne-strasburg-video11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.