Lajmet e fundit
Gardiani i Kombëtares shqiptare është tallur nga një bashkëlojtar tek Lazio, pas dy humbjeve me kuqezinjtë

Thomas Strakosha është pritur me humor te Lazio pas humbjes ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Në një video të postuar sot në rrjetet sociale, Felipe Anderson bën shaka me 22-vjeçarin. “Thomas, çfarë ndodhi? Nëna ime! Je kot Thomas, je kot”, dëgjohet të thotë mesfushori brazilian.
Në videon e xhiruar në dhomën e zhveshjes shihet edhe Senad Luliç, autori i golit të dytë në fitoren e Bosnjës 2-1 në Elbasan të martën.
https://vid.me/rU2f