Lajmet e fundit

Galatasaray ka arritur të marrë pikët e plota duke e mposhtur Lazion me rezultat 1:0 në Europa League.
Kjo falë një gabimi trashanik të portierit të skuadrës romake Thomas Strakosha.
Manuel Lazzari largoi një top nga zona, derisa Strakosha në tentim për ta kapur atë e fut gabimisht në rrjetën e tij.
Ky ishte një nga autogolat e rrallë që mund të ndodhin në futboll.
Dëspërimi i portierit shqiptar ishte goxha i madh.