Lajmet e fundit

Fotografi nga Bukureshti, Natalia Mindru e ka realizuar një fotosesion për të treguar dashurinë që ndjejnë çiftet.
Ky fotosesion në origjinal është quajtur “Iubiri Urbane” që në shqip do të thotë “Storiet urbane të dashurisë”.
Ai tregon për procesin derisa i ka bërë këto fotografi, transmeton Klan Kosova.
“Përpara se të arrijë tek shtëpia e çifteve unë nuk di asgjë për ta”.
“Në këtë mënyrë, iubiri Urbane, ofron një eksplorim të freksët të dashurisë në shumë forma: dashurisë së butë e shumë herë të çorientuar, por që gjithmonë tregon tërheqjen natyrale të dy njerëzve”.
Mindru këtë vit dëshiron që të udhëtojë edhe për në Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Hungari, Britani të Madhe, Holandë, Portugali në mënyrë që të gjej çifte të reja që do dëshironin që intimitetin e tyre ta “ngrinin” përmes fotografive.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të realizuara nga Mindru.