21.11.2015 · përditësuar para 3907 dite1 min lexim
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO po zhvillon marrëdhënie të mira me Serbinë, duke respektuar vendimin e saj në lidhje neutralitetin.
“Serbia ka vendosur të jetë neutrale dhe këtë e respektojmë”, tha Stoltenberg mbrëmë në një intervistë me RTS, përcjellë Klan Kosova.
Ai deklaroi se beson që Serbia nuk do të jetë nën presion për anëtarësim në NATO, pasi që, siç tha ai, NATO-ja kurrë nuk e ka detyruar asnjë vend për t'u bashkuar në këtë aleancë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një hap të madh përpara në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe situata është stabilizuar”.
Duke komentuar mbi sulmet e fundit terroriste në Paris, Stoltenberg tha se asnjë shoqëri nuk është në gjendje të jetë njëqind për qind në mbrojtje, por është e nevojshme për të bashkuar përpjekjet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.