Lajmet e fundit

Zhvillimet e fundit në Kumanovë i ka komentuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ,i cili ka thënë se është e rëndësishme që të ketë kontakt ndërmjet Kosovës e Maqedonisë.
“Besoj shumë se është e rëndësishme të kemi një kontakt shumë të afërt ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës dhe bëjë thirrje për hetim transparent lidhur me atë se çka ndodhi dhe si ka mundur kjo të ndodhë”, tha Jens Stoltenberg, gjatë një konference për media në Bruksel.
“Policia ishte në gjendje ta menaxhoj situatën. Për fat të keq, disa jetë janë humbur, por policia tregoi se ata ishin të aftë ta menaxhojnë situatën”, tha më tutje shefi i Aleancës veri-atlantike.