Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, në objektin e Qeverisë.
Në këtë takim mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje. Stolenberg ishte takuar më herët edhe me Vjosa Osmanin, presidenten e vendit, njofton Klankosova.tv.
Stoltenberg është takuar me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.