Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e komuniteteve, Branimir Stojanoviq ka thënë se e kundërshtojnë Projekligjin për Trepçën, pasi është rezultat i një procesi politik.
Ai ka deklaruar se serbët nuk kanë marrë pjesë në hartimin e tij dhe se kjo temë do të jetë politike dhe aspak ekonomike, ndërsa ka shprehur shqetësimin e punëtorëve serbë në anën veriore për gjithë këtë proces, njofton Klan Kosova.
Stojanoviq ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, ata do ta kundërshtojnë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se janë duke zhvilluar bisedime brenda Listës Serbe.