Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe është teknokrat dhe është në shërbim vetëm për të shëruar dhembjen pas vendimit të UNESCO-s për të mos e pranuar Kosovën si anëtare të kësaj organizate.
“Është shumë e rëndësishme për ne që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim sa më parë. Pres që ai vendim të jetë pozitiv, për shkak se nëse është negativ s’ka kuptim të vazhdohet dialogu Prishtinë –Beograd”, është shprehur Stojanoviq për mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk themelohet, atëherë s’do të ketë më Marrëveshje të Brukselit, dhe kjo do ta kthejë situatën në mes të dyja vendeve shumë prapa.
Mirëpo ai ka tërhequr vërejtjen se marrëveshjet që tashmë janë arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, medoemos duhet të gjejnë zbatim.