Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë në Mitrovicë se institucionet arsimore në komunat që do të jenë pjesë e BKS-së do të punojnë me planprogramet e Republikës së Serbisë. “Në Kosovë nuk ekziston një njeri i cili pranon që fëmija i tij të mësojë me ndonjë program tjetër, përveç me këtë aktual”
Zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq, ka thënë në Mitrovicë gjatë një debati të organizuar nga radio “Kontakt plus”, se “Zajednica” do t’i mbikëqyrë të gjitha institucionet arsimore në komunat që do të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (BKS).
Ai gjithashtu ka thënë se në të gjitha nivelet e shkollimit do të mësohet me planprogramet e Republikës së Serbisë, shkruan Gazeta "Zëri".