Lajmet e fundit
Ish-legjenda e Barcelonës mendon se asi argjentias do ta fitojë Topin e Artë edhe një herë tjetër.

Hristo Stoichkov është i bindur që Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë edhe këtë vit.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez dhe Neymar janë disa nga yjet e përfshira në listën prej 23 futbollistëve të publikuar nga FIFA.
Por veç Messit, Stoichkov ka thënë se në podium do të jenë edhe Neymar dhe Suarez, treshja sulmuese e Barcelonës.
“Messi do ta fitojë Topin e Artë, ndërsa Neymar dhe Suarez do të jenë në podium”.
“Edhe Iniesta do të jetë në rrethin e ngushtë të lojtarëve”.