Lajmet e fundit

Kanali i ushqimit të Elise Strachan në YouTube ka më shumë ndjekës se kuzhinieri i famshëm, Jamie Oliver.
Por ajo thotë se nuk është duke bërë gatimin për famë, ajo thjeshtë këtë e ka pasion.
Nëna e dy fëmijëve mblodhi famë në mbarë botën nëpërmjet blogut të saj të gatimit dhe kanalit të YouTube, My Cupcake Addiction ( Varësia ime ndaj ëmbëlsirave).
Krijimet e saj përfshijnë ëmbëlsira të madhësive shumë të mëdha dhe formave të ndryshme që duken të mrekullueshme.
Ajo këtë pasion filloi ta jetojë rreth 7 vitë më parë kur atë kohë punonte si stjuardesë ndërsa I lindi ideja që të hap një shitore të ëmbëlsirave bashkë me njërën nga koleget e saj.
Pasi bëri analizën financiare dhe e pa se këtë nuk mund ta arrinte, ajo vendosi që ëmbëlsirat e saj ti shiste në një dyqan në afërsi të shtëpisë së saj.
Por deri në vitin 2011, ajo nuk e lansoi kanalin e saj të gatimeve në Youtube.
“Momentalisht unë jam kanali I tretë për nga shikueshmëria dhe ndjekësit në Youtube në botë “ tha ajo për Daily Mail Australia, transmeton Klan Kosova.
“Unë sapo kam kaluar edhe Jamie Oliver”
Ajo është shprehur se shumica e krijimeve të saj bazohen në dëshirat dhe kërkesat e fansave të saj që janë të shumtë.
“Unë udhëhiqem nga fansat e mi. Shumica e krijimeve lindin nga truri im por shumë prej tyre janë edhe dëshirë e atyre që më përcjellin vazhdimisht” tha ajo.
Strachan ka treguar se deri tash ka krijuar shumë gjëra creative duke u nisur nga torta Oreo, torta ylber, torta në formën e çokollatës së famshme Snickers dhe shumë krijime të tjera.
Ajo ka dy djem, Oliver dhe Jacob ndërsa kjo punë tashmë është kthyer në biznes familjar të cilin e menaxhon bashkë më bashkëshortin e saj, Alec.
Ajo në fund shton se krijimin e ushqimit e sheh si një mënyrë shumë të mirë për të bashkuar njerëzit.
Ndërsa shprehet se nuk ka nevojë të jesh një magjistar në kuzhinë për të krijuar gjëra të bukura si ajo, mjafton ta kesh pasionin dhe dashurinë.