30.06.2015 · përditësuar para 4046 dite1 min lexim
Nasir Sobhani nga Melbourne është një stilist flokësh i cili ka vendosur të bëjë diçka interesante.
Ai kohë më parë ishte i varur nga droga dhe këtë betejë të tij vendosi ta kthejë në një mënyrë për të ndihmuar të tjerët.
Ai tani me skateboardin e tij shëtitet nëpër qytet dhe i’u ofron prerje flokësh personave të pastrehë, madje edhe bisedon me ta duke shpresuar që t’i inspirojë ata për të filluar diçka, transmeton Klan Kosova.
“Unë flas hapur për varësinë time të drogës. Kjo është edhe arsyeja pse kam filluar të presë flokë, më pëlqen shumë. Kjo është droga ime e re, t’i ndihmojë të tjerët më aq sa kam mundësi” tha ai.
“Unë shpenzoja shumë për drogën, diku rreth 300 deri në 400 dollarë. Kur zgjohem në mëngjes kjo është gjëja e parë që më kujtohet andaj nuk dua të dorëzohem, unë e kam fituar luftën time por do vazhdoj të bëj mirë për të tjerët” përfundoi Sobhani.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.