Lajmet e fundit

Aktorja Kristen Stewart, ka një kohë që është në lidhje dashurie me asistenten e saj Alicia Cargile.
Edhe pse lidhja aktuale e Stewart është me një grua, ajo nuk ka folur kurrë haptas për orientimin e saj seksual, transmeton Klan Kosova.
Aktorja nga Twilight, për herë të parë ka folur për lidhjen dhe preferencat seksuale në revistën Nylon.
Ajo ka thënë se nuk e ndien nevojën që të e definojë veten.
“Nëse me të vërtetë e ndien nevojën që ta definosh vetën, dhe e ke mundësinë që t’i artikulosh ato paramentra që të definojnë ty, atëherë bëje”, është shprehur Stewart.