Lajmet e fundit

Ikona muzikore, Stevie Wonder, e ka rikujtuar Aretha Franklin e cila vdiq ditë më parë në moshën 76 vjeçare.
Wonder kishte shkuar ta vizitonte mikeshën e tij të sëmurë rëndë, dhe shpjegon gjendjen në të cilën e kishte gjetur atë.
“Folëm për të krijuar muzikë, hiç më larg se dy muaj më parë, kishim folur për këtë”, thotë Wonder në një intervistë për emisionin e CBS, This Morning.
“Dhe kështu...qava lotin e fundit, thashë që do ta merrja veten...fluturova nga L.A. për në Detroit dhe shkova ta shoh dhe të flas me të”.
“Ajo s’mund të m’i kthente fjalët, por familja e saj besonte se ajo mund të më dëgjonte. I thashë që ta përshëndeste motrën time të cilën e humba po ashtu këtë vit”.