Lajmet e fundit

Steven Tyler i ka inkurajuar fansat rusë të Aerosmith për të mos hequr dorë nga ëndrrat, me një performance surprizë në bashkëpunim me një këngëtar rrugësh në Moskë.
Vokalisti i grupit muzikor amerikan ka ndarë pak minuta nga koha e tij për të kënduar hitin e tij klasik të vitit 1998 “I Don’t Want to Miss a Thing” me performuesin e rrugës, në prani të vetëm disa kalimtarëve të rastit të premten mbrëma, transmeton Klan Kosova.
Kjo këngë ishte publikuar në bashkëpunim me Armageddon-in e Michael Bay, ku po ashtu ka luajtur vajza e këngëtarit, Liv Tyler.
Nga ana tjetër, Steven së fundmi ka thënë se do të jetë i lumtur të rikthehet në sezonin final të emisionit American Idol, nëse çmimi është në rregull.