Lajmet e fundit

Në Palestrën Sportive “Adem Jashari” në Obiliq, është mbajtur sot një simulim në rast emergjencës gjatë fluturimit me parashutë.
Në aktivitetin ku morën pjesë 12 ekipe aeronautike morën pjesë edhe paragllajdiste femra, ndërsa një ushtrim i tillë u tha se është i nevojshëm të realizohet së paku një herë në vit.
Në Obiliq pati të tillë që erdhën edhe nga Shqipëria për të qenë pjesë e simulimit.
Përkrahje ofroi edhe Komuna e Obiliqit, konkretisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit.