Lajmet e fundit
Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën, Paulin Stërkaj, në një intervistë për A1 Report, tha se nuk beson që vrasja e turistëve çekë në Dukagjin të jetë bërë nga banorët e zonës.

"Është një zonë shumë e shkëlqyer, shumë mikpritëse, por për çudi u bë i dyti rast që po ndodhë".
"Fenomeni negativ edhe prurjet e turistëve kryesisht nga Çekia kanë jehonë shumë të mirë, por kjo e dëmton imazhin tonë".
"Gjithsesi unë nuk mund të flas për ngjarjen pa u hetuar dhe pa nxjerrë konkluzionet e duhura policia e prokuroria. Nga e si ka ardhur kjo?", ka thënë Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën, Paulin Stërkaj.
"Unë e shoh pak më thellë, kjo ma merr mendja që duhet të shikohet me vëmendje të veçantë apo njerëz që merren me këtë punë që të zbardhet e vërteta për shkak që mua nuk më duket se ata njerëz që banojnë atje të marrin iniciativa thjesht një grabitje, sepse aty kalojnë me qindra me mijëra çek gjatë vitit dhe nuk ka ndodh gjë".
"Por ky rast më trishton edhe mendoj që mund të ketë influenca të tjera".
"Qëllimi i grabitjes dhe dëmtimi i personave ma merr mendja që është për të humbur sigurinë, si vizitorët shqiptarë, edhe ata që duan të vizitojnë Shqipërinë", tha Stërkaj në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me studion e A1 Report.
Sipas tij, qëllimi i kësaj ngjarje të rëndë mund të jetë prishja e imazhit të Shqipërisë.
“Duhet të angazhohemi që ta zbardhim këtë rast sa më shpejtë".
"Unë mendoj që kjo është nisur edhe ka shtytje nga larg. Nuk është drejtpërdrejtë e banorëve, nuk e di kush është përdor nëqoftëse hetimi do e zbardhë këtë ngjarje, por nuk ma merr mendja se është qëllimi grabitja. Qëllimi është të prishet imazhi i Shqipërisë dhe veriut dhe mos të vijnë vizitorë në Shqipëri”, u shpreh Stërkaj.