Lajmet e fundit

Scott Martin nga Washingon ka disa ditë që është bërë baba për herë të parë.
Ai ka realizuar këtë fotografi ku shihet gjyshja e tij 92 vjeçare dhe vajzën e tij, Penelop, që kishte vetëm dy ditë që kishte lindur, transmeton Klan Kosova.
“Mendojë që gjyshja ime kishte jetuar për këtë moment”.
“Kjo ishte dita më e lumtur e jetës time, dhe mendojë që edhe për gjyshen ka qenë njëjtë”, është shprehur Martin.
E vogla Penelop, ishte bërë e famshme ende pa lindur, kjo sepse babai i tij Martin e kishte postuar në YouTube një video të ultrazërit kur ajo ishte vetëm 14 javëshe dhe dukej sikurse po duartrokiste.