Lajmet e fundit

Autori i “The Shining”, Stephen King, ka reaguar pas ndodhisë në kishën Charlestone.
Ai ka argumentuar se njerëzit që janë kundër kontrollës së armëve, janë “mendje ngushtë”.
Ai ka postuar shumë mendime të tij, në Twitter për rastin e fundit të vrasjes së nëntëfishtë, transmeton Klan Kosova.
Stephen King e ka publikuar një ese në vitin 2013, të titulluar Guns, ku flet për çështjen e kontrolleve të armëve në SHBA.
“Sipas Bloomberg Business, këtë vit vdekjet e shkaktuara nga armët do të kalojnë viktamat nga trafiku”, është shprehur autori në njërin nga postimet e tij në Twitter.