Lajmet e fundit

Stephanie Pratt është nxituar për në spital, të martën në Londër, pasi që është pickuar nga një merimang.
Ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj Instagram, ku është shfaqur me një kapelë dhe me një palë syze.
"Nuk kam kohë për grim dhe flokë - kapelë dhe syze. Po shkoj të doktori", shkroi ajo.
"Merimanga më pickoj egër", ishte edhe një koment që e bëri më poshtë.
"Fytyra ime kishte dhimbja të mëdha, dhe nuk mund të shihja me njërin sy", tregoi Stephanie ekskluzivisht për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
"Isha aq e frikësuar, më nxituan në spital dhe mjekët aty më treguan se ishte një pickim nga një merimangë. Tani jam në shtëpi duke pushuar", shtoi ajo.
https://instagram.com/p/8AbtaEumk1/?taken-by=officialstephpratt