Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka dënuar sulmet e mbrëmshme në Paris ku mbetën të vrarë më shumë se 120 persona.
Ai ka thënë se në mendjen e gjithë gjermanëve është Franca, viktimat dhe familjet e tyre.
“Të gjitha ato çfarë kemi parë mbrëmë në Paris janë të tmerrshme, aq sa dikush ndoshta nuk mund ta kishte imagjinuar”, ka thënë Steinmeier.
Ministri gjerman ka thënë se ata i qëndrojnë prapa Francës si vend mik në këtë kohë të vuajtjeve dhe dëshpërimit, transmeton Klan Kosova.