12.01.2017 · përditësuar para 3489 dite1 min lexim
Kërkesën e Shqipërisë drejtuar Interpol-it për ta rishqyrtuar edhe njëherë urdhërarrestin ndërkombëtar për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbia po e sheh si shkelje të sovranitetit nga shteti shqiptar, njofton Klan Kosova.
Letrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur interferim të Shqipërisë në punët e brendshme të Serbisë dhe shkelje të sovraniteti nga ana e shtetit shqiptar.
“Kërkesë e Tahirit është një ndërhyrje bruto dhe e papranueshme në sovranitetin e shteti të Serbisë, e cila është anëtare e plotë e Interpolit", ka thënë Stefanoviq.
Kjo është letra e Tahirit për Stock:
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.