Lajmet e fundit

Nuk ka shumë kohë, prej kur Gwen Stefani ka treguar se do të ndahet nga burri i saj, Gavin Rossdale.
Mirëpo si duket, Stefani e ka rimarrë veten shumë shpejtë, sepse që tani ajo i është kthyer punës, transmeton Klan Kosova.
45 vjeçarja është kthyer në jurinë e spektaklit garues “The Voice of USA”.
Ajo ishte e martuar me rokerin britanik për 13 vjet, dhe ndarja mendohet të ketë ardhur pas tradhëtisë së Rossdale.