Lajmet e fundit

Gwen Stefani si duket deshi që për bashkëshortin e saj, Gavin Rossdale dita e baballarëve të jetë e paharruar.
45 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 49 vjeçar bashkë me tre fëmijët e tyre shijuan një mëngjes në qytetin e Los Anxhelosit.
Ylli i muzikës pop u pa teksa mbante djalin e saj një vjeçar, Apollo për dore ndërsa dy djemtë e moshës më të madhe u panë afër prindërve të tyre.
Stefani kishte zgjedhur që të vishej e tëra në ngjyrë të bardhë, transmeton Klan Kosova.
Derisa ajo shijoi këtë ditë me familjen , së shpejti do të kthehet në treg.
Ajo do të jetë një nga anëtarët e jurisë për sezonën e re të spektaklit “The Voice” amerikan duke zëvendësuar këngëtaren Christina Aguilera.