Lajmet e fundit

Analisti i njohur Andrea Stefani i përgjigjet thirrjes së kolegut Mustafa Nano, i cili kërkonte nga socialistët largimin e Edi Ramës si kryeministër, si të ndikuar dhe të kapur nga krimi e korrupsioni.
Sipas Nanos, miratimi i ligjit për importin e mbetjeve të riciklueshme për këtë industri ka lidhje me interesa të errëta. Në një shkrim të botuar për të përditshmen “Dita”, Stefani e krahason analizën e Nanos me akuzat e ish-kryeministrit Berisha, pa fakte dhe prova. Sipas tij, akuzat e Mustafa Nanos ndaj Ramës kërkojnë të rikthejnë në pushtet Sali Berishën, shkruan “Panorama”, përcjellë Klan Kosova.
“Të kërkosh sot largimin e Edi Ramës është të bësh punën e Saliut. Më vjen keq ta them, por, në këtë rast, antiberishisti dhe antiautokrati i vendosur Mustafa Nano, ka hyrë në një sinkron thuajse të pandërgjegjshëm me Saliun. Po kërkon pikërisht atë që Saliu ka kaq vite që e lakmon”, shkruan Stefani në shkrimin e tij.