Lajmet e fundit

Profesori Esat Stavileci, i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, do të varroset në qytetin e tij të lindjes në Gjakovë.
Përmes një komunikate, Komuna e Gjakovës ka njoftuar se nën patronatin e Mimoza Kusari Lilës, do të organizojë ceremoninë lamtumirëse të profesorit të ndjerë.
Pas mbledhjes komemorative në sallën qendrore të Pallatit të Kulturës Asim Vokshi dhe homazheve të fundit në hollin e shtëpisë së kulturës, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.