Lajmet e fundit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se Qeveria e Kosovës është 80 për qind aksionare e Trepçës, ndërsa 20 për qind janë punëtorët e këtij gjiganti metalurgjik.
Ai këto komente i bëri në mbledhjen e sotme të ekzekutivit gjatë paraqitjes së projektligjit të ri për "Trepçën" me ç`rast shtoi se ndodhen në një proces që nuk përfundon me kaq.
"Duhet të propozohet strategjia zhvillimore. Po i japim "Trepçës" trajtën e e shoqërisë aksionare e cila i ka definuar punët"
Sipas tij, është kapitulli i rëndësishëm edhe pjesëmarrja e sektorit privat, njofton Klan Kosova.