Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci në një konferencë për media ka falënderuar anëtarët e PDK-së që sipas tij ishin shumë aktivë në muajin e fundit.
Ai ka thënë se ngjarja e fundit në PDK që ishte Konventa e Shtatë të kësaj partie kishte karakter madhështor.
“PDK është organizata politike numër një në vend, është një model reference edhe për subjektet e tjera politike. Ajo që e ka karakterizuar këtë periudhë është tranzicioni i qetë i kryetarit nga njëri tek tjetri”.
Stavileci ka deklaruar se PDK ka ngritur nivelin e demokracisë në vend, njofton Klan Kosova.
Por ai në këtë konferencë për media ka thënë se puna në PDK nuk ka përfunduar por sapo ka filluar.
“Puna nuk ka mbaruar dje por ka filluar që nga dje. Që nga 15 maji, kryetari do të nisë takime të reja në të gjitha degët. Deri në fund të qershorit do të organizojmë Konventën e gruas dhe Rinisë Demokratike”.