Lajmet e fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë vizitës që i bëri kompanisë IPKO ka thënë se teknologjia e Informacionit dhe Inovacionit janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të një shteti.

Teknologjia e Informacionit dhe Inovacionit janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të një shteti, ngase të gjithë sektorët tjerë si energjia, minierat ndërlidhen me këtë sektor, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në kompaninë IPKO, ku me drejtues të saj diskutoi për prioritetet e ministrisë të cilën udhëheq si dhe të sektorit të telekomunikacionit në Kosovë, me fokus të veçantë në sektorin e teknologjisë informative
Nga ana e tij, drejtori i kompanisë IPKO, Robert Erzin tha se kjo kompani ka rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, sepse përveç 270 milionë eurove të investuara në Kosovë dhe qindra vendeve të punës që ajo ka krijuar, kompania të gjitha fitimet e saj i ka rikthyer në vend, për krijimin e infrastrukturës moderne e cila mundëson edhe zhvillimin e sektorit privat.