Lajmet e fundit

Ministri i Zhvillimi Ekonomik, Blerand Stavileci ka takuar të enjten një grup të bizneseve kosovare me të cilët ka biseduar rreth disa çështjeve që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai i ka informuar mysafirët hollësisht rreth projekt për "Kosovën e Re" për çka i ka siguruar ata se do të bëjë çmos që në këtë projekt të përfshihen edhe bizneset kosovare.
Këtë e ka kërkuar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu i cili ka thënë se bizneset janë të gatshme të punojnë në projekte të mëdha falë përvojës 15 vjeçare që kanë.
Në këtë takim është diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bjënë me energjinë e ripërtëritshme, lirimin e disa taksave që sipas Gërxhaliut do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik si dhe zbutjen e papunësisë, raporton Klan Kosova.