Lajmet e fundit

Kontrollet bëhen nën shoqërimin e policisë.
Bëhet fjalë për pacientët, që në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, dërgohen vetëm me urdhëresa të institucioneve të drejtësisë, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, edhe pse bëjnë punë me përgjegjësi mjaft të madhe, drejtuesit e këtij instituti thonë se ende nuk e kanë statusin e definuar.
Madje, sipas tyre si pasojë e saj, problemet me buxhet arrin deri aty sa shpeshherë me paratë e tyre duhet që edhe kafet t’ua paguajnë pacientëve.
E veç krejt këtyre, drejtues të psikiatrisë forenzike, thonë që edhe pse dihet për punën e madhe, që e bëjnë asnjëherë nuk kanë pasur vizitë zyrtare nga ndonjë drejtues ministrie.
Kronikë nga Halil Berisha.
https://www.youtube.com/watch?v=GV9daqrz1xo&feature=youtu.be